Retë hedhin litarët e gjatë,
Që shiu të zbresë mbi tokë.
Mijëra pikla rendin me nxitim
Ca bien mbi çadra, ca mbi kokë.
Ca bien mbi pellgje me ujë
Ca bien mbi çati
Ca bien mbi gjethe e lule
Ca lajnë xhamat në çdo shtëpi.
Ca mbi gjuhë vogëlushësh,
Kur përqeshin shoku-shokun.
Ca mbi sy e mbi kapuçë…
Mua sot më lagu bllokun.
Ca pikla bien mbi hundë
Ca mbi det, liqen e shatërvan
Ca mbi rrugë e trotuarë
Ca të tjera makina lajnë.
Kur zbret shiu nga qielli
Të gjithë njerëzit i prek
Kur bie shi mos u dëshpëroni
Kur bie shi, ju prekni retë!
©Ledia Bostic
Ilustration: Shirli Permeti