Krishtlindje
Nese bie bore, nese edhe s’bie,
Dhurata nese s’marr sic kjo feste ka hije,
Nese nuk kam peme e drita ne shtepi,
Serish kam gezim sepse jam femije.
Nese s’kam c’te jap, do jap nje perqafim,
Kartolina nese s’kam, I bej vete me mire,
Babagjyshi vjen apo jo, ate nate per mua,
Eshte nje dhurate tjeter qe vertet une dua.
Ai lindi ne nje grazhd shume vite me pare,
E takuan dhe barinj, edhe dijetare,
Per drita kishte yjet atje lart ne qiell,
Por ndriti gjithe boten ashtu sic ndrin nje diell.
Po, vertet i dua gjithe keto zbukurime,
Edhe pemen e bukur ne shtepizen time,
Dhe dritat, dhe kenget dhe boren qe bie,
Pa harruar ditelindjen e ketij femije.
Sa dua te kendoj me te gjithe ne bote,
Nje kenge e embel te na bashkoje sot,
Ajo nate e qete, ajo nate e shenjte,
Ajo nate plot drite, per mua e shtrenjte.
Bebi Jezus
Bebi Jezus lindi ne nje grazhd
Aty kish dele, lope e te tjera kafshe.
Prinderit e rriten me shume dashuri,
Ashtu sic prinderit e tu, te duan ty.
Ai lindi qe jeta te marre nje tjeter kuptim,
I do te gjithe, ty, mua dhe vellain tim.
Ne nuk jetojme vec per veten tani,
Jetojme te shkembejme me shume dashuri.
Bebi Jezus: “Gezuar Ditelindjen!”
Te gjithe ju: “Gezuar Krishtlindjen!”
©Ledia Bostic